Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shpalljen e konkurrimit për kategorinë ekzekutive

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar;  VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar; Udhëzimit nr. 2, datë 27.03.2015 “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në Shërbimin Civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” përcjellim Njoftimin për shpalljen e konkurrimit për:

1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve, kategoria III-b.

 

SHPALLJE PËR LËVIZJEN PARALELE DHE PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE (SPECIALIST).

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Këshilli i Lartë Gjyqësor shpall procedurën e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:

  1. 1 (një) pozicion – Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve, kategoria e pagës III-b.

Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton ende vakant, ai është i vlefshmëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

LËVIZJE PARALELE:                                             01 qershor 2020

Afati për dorëzimin e dokumenteve për

PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL:                         04 qershor 2020

 

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionet si më sipër është:

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve
  2. Përgatit regjistrin e parashikimit të prokurimeve, konform buxhetit të miratuar për investime dhe për shpenzime;
  3. Harton dokumentacionin përkatës për procedurat e prokurimit dhe shpalljen e tyre në APP;
  4. Përditëson të dhënat në sistemin elektronik për procedurat e prokurimit dhe përgatitjen e procedurës, për KVO-në;
  5. Administrimin elektronik, në mënyrë periodike të procesit të prokurimit, nga shpallja e procedurës deri në arshivimin e saj;
  6. Hedh on-line të gjithë materialet e procedurës së prokurimit;
  7. Mban marrdhënien periodike, ditore-javore me Agjencinë e Prokurimit Publik;
  8. Njofton në mënyre elektronike dhe shkresore, Agjencinë e Prokurimit Publik për fazën e publikimit, njoftimit fituesit, lidhjes kontratës dhe anullimeve perkatëse, sipas afateve të përcaktuara në ligj për secilën procedure;
  9. Harton kontratat dhe njofton subjektin për nënshkrimin e saj;
  10. Harton dhe menaxhon Regjistrin e Procesit të Prokurimit i cili mbahet në protokollin e institucionit;
  11. Asiston në mbledhjet e KVO-së dhe jep mendim si dhe bën interpretim ligjor për Dokumentat k. tenderit, atëhere kur i kërkohet nga anëtarët e KVO-së;
  12. Shqyrton, trajton dhe kthen përgjigje, të gjitha ankesave që kanë të bëjnë me Dokumentat e tenderit, përpara hapjes së procedurës dhe vë në dispozicion të gjithë materialin e nevojshem për trajtimin e ankesave;
  13. Zbaton detyrat e ngarkuara sipas rregulloreve në fuqi dhe përshkrimit të vendit të punes si dhe planeve të punës të miratuara nga eprori përkatës;
  14. Informon eprorin direkt mbi rezultatet e punëve në vazhdimësi dhe mbi vështirësitë e hasura në lidhje me to;
  15. Punon për rritjen dhe kualifikimin e tij profesional në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, duke synuar sjelljen e risive në punën e tyre të përditshme;
  16. Zbaton të gjitha detyrat e tjera të paplanifikuara dhe që mund të ngarkohen nga eprori, apo detyrat e dala nga bashkëpunimi ndërsektorial që nuk perfshihet në pikat me lart, që nuk përbëjnë shkelje ligjore, dhe që nuk cënojnë dinjitetin e punonjësit

 

  1. LËVIZJA PARALELE

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

I.1. KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a-         Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;

b-         Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;

c-         Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”;

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve

 

  1. a) Të zotërojnë minimalisht diplomë “Master Profesional” në fushwn e drejtësisw ose në shkenca: Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. b) Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

I.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore/ portalit online dokumentet si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore sipas formularit tip:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;

i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda datës 01.06.2020 ose në adresën: Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zogu I” tel.: +355 42259854, www.klgj.al,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 3 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

I.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 03 qershor 2020, Njësia Përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al  në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve, që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore individualisht, nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

I.4. FUSHA E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve

 

  1. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  4. VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar;
  5. Udhëzimi nr. 1, datë 05.01.2018 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
  6. Udhëzimi nr. 2, datë 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit të kontratës dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  7. Udhëzimi nr. 3, datë 08.01.2018“Mbi përdorimin e procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  8. Udhëzimi nr. 4, datë 09.01.2018 “Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  9. Udhëzimi nr. 6, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”.

 

I.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe certifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

I.6. DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do të shpallet në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

 

  1. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE

Vetëm në rast se nga pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicion vakant, ky pozicion është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e KLGJ, duke filluar nga data 04.06.2020.

 

II.1. KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve

 

  1. a) Të zotërojnë minimalisht diplomë “Master Profesional” në fushwn e drejtësisw ose në shkenca: Ekonomi Informatike; Informatikë; Teknologji e Informacionit; Inxhinieri Elektronike.
  2. b) Të ketë përvojë pune jo më pak se një vit.

 

II.2. DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor; për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

h – Vërtetim nga gjykata

i – Vërtetim nga prokuroria

 

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo me email në adresën: burimenjerezore@klgj.al brenda 04.06.2020, ose në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Bulevardi “Zog I” tel.: +355 42259845, www.klgj.al ,email;kontakt@klgj.al Tiranë. Mosparaqitja e plotë e dokumentacionit sjell skualifikim të kandidatit.

 

II.3. REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 15.06.2020, KLGJ do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista e strukturuar me gojë.

 

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen nga KLGJ individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mail-it, për shkaqet e moskualifikimit.

 

Ankesat nga kandidatët e pakualifikuar paraqiten në Njësinë Përgjegjëse, brenda 5 ditëve kalendarike nga data e njoftimit individual dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve kalendarike nga data e depozitimit të saj.

 

II.4. FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:

  1. Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve
  2. Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  3. Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  4. Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar;
  5. VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për Rregullat e Prokurimit Publik”, i ndryshuar;
  6. Udhëzimi nr. 1, datë 05.01.2018 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të procedurave të prokurimit publik dhe regjistrit të realizimit të procedurave të prokurimit dhe krijimi i tyre në sistemin e prokurimit elektronik”;
  7. Udhëzimi nr. 2, datë 08.01.2018 “Mbi përdorimin e procedurës me negocim pa shpallje paraprake te njoftimit të kontratës dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  8. Udhëzimi nr. 3, datë 08.01.2018“Mbi përdorimin e procedurës së prokurimit me vlerë të vogël dhe zhvillimin e saj me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  9. Udhëzimi nr. 4, datë 09.01.2018 “Mbi përdorimin e sistemit dinamik për blerjen e biletave të transportit ajror ndërkombëtar dhe zhvillimin me mjete elektronike”, i ndryshuar;
  10. Udhëzimi nr. 6, datë 16.01.2018 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër dhe zhvillimi i saj me mjete elektronike”.

 

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionin;

b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

II.5. MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

 

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;

b – Intervistën e strukturuar me gojë që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëria e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;

c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

 

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike www.dap.gov.al.

 

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

 

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, KLGJ do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nëpërmjet adresës së e-mailit, për rezultatet.

 

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e KLGJ, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive:

 

–           Për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak.

–           Datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurrimi.

Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Këshillit të Lartë Gjyqësor www.klgj.al duke filluar nga data 15.06.2020.

 

Tiranë, më 21.05.2020

 

 

Lënda:            Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.03.2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë III-b

Nuk ka kandidatë të kualifikuar për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit.

 

 

Lënda:            Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive

Në zbatim të nenit 25 të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; si dhe të kreut VII, të VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta për pranimin në shërbimin, civil të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve (Kategoria III-b)

 

Kandidatët e kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, janë:

 

  1. Florina Cenaj,
  2. Marsela Mbrati,

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 25.06.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 25.06.2020, ora 14:00 në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Shpallja e listës së fituesve

 

Në zbatim të Ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu IV, pika 14 dhe 22, në përfundim të konkurrimit të hapur sipas procedurës së pranimit në shërbimin civil, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist në Sektorin e Administrimit të Prokurimeve, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju dërgojmë për publikim, listën e fituesve si më poshtë:

  1. Marsela Mbrati            75.60 pikë

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

 

 

 

 

Back to top