Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Njoftim për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues

Njoftim për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 26, pika 1 dhe pika 4 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit nr. 1, datë 21.02.2020 “Për planin vjetor të pranimit në shërbim civil për Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2020” dhe Urdhër nr.1, datë 06.05.2020Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil”,  Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i mesëm drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, Departamenti i Programimit & Administrimit të Buxhetit (Kategoria II-b, Niveli i Mesëm Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik është si më poshtë:

  1. Organizon dhe ndjek punën për programimin, detajimin, monitorimin e buxhetit të investimeve dhe ndjekjen e projekteve vendase dhe të huaja që veprojnë në sistemin gjyqësor.
  2. Realizon ndarjen e detyrave midis punonjësve të drejtorisë që ai drejton.
  3. Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e drejtorisë.
  4. Udhëheq punonjësit e drejtorisë duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
  5. Siguron funksionimin normal të punës së drejtorisë për përmbushjen e objektivave të caktuara.
  6. Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e drejtorisë për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë.
  7. Merr pjesë në hartimin e planeve strategjike apo çdo dokumenti tjetër të hartuar nga vetë institucioni apo në bashkëpunim me institucione të tjera; kur kërkohet kontributi dhe mendimi i tij.
  8. Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku kërkohet pjesëmarrja e këtij pozicioni, sipas legjislacionit në fuqi.
  9. Raporton tek Drejtori i Departamentit për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të Drejtorisë, problematikën e hasur nga gjykatat si dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre.
  10. Harton draft programin buxhetor afatmesëm dhe vjetor për Sistemin Gjyqësor për shpenzimet kapitale.
  11. Harton draftin paraprak të detajimit të buxhetit vjetor të miratuar me Ligjin Vjetor të Buxhetit të Shtetit për investime.
  12. Propozon rishpërndarjen e fondeve buxhetore në investime për njësitë shpenzuese.
  13. Ndjek dhe raporton projekte të donatorëve të huaj të fokusuar në fushën e investimeve.

– Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori II-b (dokument nga institucioni);

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, “mirë” apo “shumë mirë”;

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (II-b).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në nivel “Master Shkencor” në profilin Shkenca Ekonomike. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këtë profil.
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 (tre) vite.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 23.12.2020, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;

–         Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

–         Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);

–          Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);

–          Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka);

–          Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

I.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza.

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim,për lëvizjen paralele do të kryhet brenda datës 24.12.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimal edhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 

I.4.b. Intervistimi i kandidatëve -Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

 

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  4. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”
  5. Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 ‘’Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” ;
  6. Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 ‘’Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,
  7. Udhëzimi nr. 9, date 20.03.2018 “Për procedurat standarde te zbatimit te buxhetit”
  8. Udhëzimit nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”;
  9. Njohuritë mbi Ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare;
  10. Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative;

 

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

-me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare www.klgj.al

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil).

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 06.01.2021.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:

a-   sipas procedurës së ngritjes në detyrë;

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategori paraardhëse), ose të barazvlefshme me to.

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

b-  sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;

–          Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

–          Të mos kenë proces gjyqësor  penal, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, janë si më poshtë:

–         Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategori paraardhëse, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to.

–         Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

–         Të ketë mbaruar arsimin e lartë në nivelit “Master Shkencor” në profilin Shkenca Ekonomike. Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këtë profil.

–          Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

–          Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

–      Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 (tre) vjet.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 28.12.2020, në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;

–          Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

–          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga   MAS);

–          Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);

–          Dëshmi të gjuhë së huaj;

–          Vërtetim të gjendjes shëndetsore;

–          Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut:

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet;

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

 

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil (kategori paraardhëse) dhe nga jashtë shërbimit civil me të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 06.01.2021, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpalljen.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 06.01.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së          strukturuar me gojë.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

II.4.c. Fusha e njohurive,

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me;

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar;
  4. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  5. Ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010 ‘’Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” ;
  6. Ligjin Nr. 9936, datë 26.06.2008 ‘’Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”;
  7. Udhëzimi nr. 9, date 20.03.2018 “Për procedurat standarde te zbatimit te buxhetit”;
  8. Udhëzimit nr.30, datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”;
  9. Njohuritë mbi Ligjin për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare;
  10. Njohuritë mbi Kodin e Procedurave Administrative.

 

-Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë,

– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë,

– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil,do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 06.01.2021, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi.

 

Tiranë, më 14.12.2020

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e mesme drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, Departamenti i Programimit & Administrimit të Buxhetit pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, me kategorinë II-b.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë  shërbimit civil.

 

Tiranë, më 24.12.2020

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë nivel i mesëm drejtues

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 22, të Kreut III, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Drejtor Drejtorie, Drejtoria e Investimeve & Planifikimit Strategjik, Departamenti i Programimit & Administrimit të Buxhetit (Kategoria II-b, Niveli i Mesëm Drejtues)

Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

  • Marvin Agalliu.

 Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 18.01.2021, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 18.01.2021, ora 13:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më 06.01.2021

Back to top