Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurrimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i ulët drejtues.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar neni 26, pika 1 dhe pika 4 dheVKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, Vendimit nr. 1, datë 21.02.2020 “Për planin vjetor të pranimit në shërbim civil për Këshillin e Lartë Gjyqësor për vitin 2020”, Urdhër nr.1, datë 06.05.2020Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatët nga jashtë shërbimit civil”,  Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen konkurrimin për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

– 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve është si më poshtë:

  1. Menaxhon, kontrollon dhe përgjigjet nga pikëpamja organizative dhe operacionale, për të realizuar në kohë të gjitha detyrimet që rrjedhin nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  2. Krijon një mjedis teknologjik, infrastrukturë dhe metodologji të përshtatshme për nxjerrjen e statistikave cilësore bazuar në programin e statistikave dhe në planin vjetor të punës. Siguron mirëmbajtjen dhe ruajtjen e bazave të të dhënave dhe garanton konfidencialitetin e tyre.
  3. Kontrollon dhe koordinon aktivitetin e specialistëve të Sektorit që drejton.
  4. Udhëheq specialistët duke dhënë mbështetjen e nevojshme dhe duke udhëzuar ata për kryerjen e detyrave të caktuara.
  5. Siguron bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Sektorit ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit.
  6. Zhvillon takime periodike me të gjithë punonjësit e sektorit për të drejtuar punën, identifikuar problemet, planifikuar aktivitetet që do të zhvillohen dhe ndarë përgjegjësitë.
  7. Siguron në kohë këshillim profesional, për hartimin dhe zbatimin e legjislacionit dhe përgatit raporte, analiza pune dhe informacione të ndryshme për Drejtorin e Drejtorisë.
  8. Ndjek menaxhimin e sistemeve që operojnë në gjyqësor si: Sistemi i Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS) dhe ARKIT, sistemi i regjistrimit audio RDA të seancave gjyqësore, sistemin audio për regjistrimin e mbledhjeve të gjyqtarëve, sistemi financiar buxhetor Alpha Web.
  9. Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejt sipas hierarkisë.
  • – Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil.

I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a (dokument nga institucioni),

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (III-a).
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë në nivelit “Master Shkencor” në profilin Ekonomi Informatike, Informatikë, Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike (ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.
  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 (tre).

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 11.09.2020, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), ),  në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron.

–         Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

–          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

–          Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Vlerësimin e fundit nga eprori direkt,

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

–          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

–          Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim të gjendjes shëndetësore.

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet,

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell s’kualifikim të kandidatit.

I.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të zhvillohet në dy faza.

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim,për lëvizjen paralele do të kryhet brenda datës 14.09.2020, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimal edhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurrim për lëvizjen paralele.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 

I.4.b. Intervistimi i kandidatëve -Njësia përgjegjëse e institucionit do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të KLGJ www.klgj.al , në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista e strukturuar me gojë.

 

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  4. Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  5. Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  6. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  7. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  8. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë,

-me njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare www.klgj.al

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

  1. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëherë ai është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.

Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 25.09.2020.

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë.

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë, dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si më poshtë:

a-   sipas procedurës së ngritjes në detyrë;

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategori paraardhëse), ose të barazvlefshme me to.

–          Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

b-  sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;

–          Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

–          Të mos kenë proces gjyqësor  penal, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria,

–          Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim.

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, janë si më poshtë, janë si më poshtë:

–          Të jetë nëpunës civil i konfirmuar (kategori paraardhëse, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to.

–          Të ketë të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion.

–         Të ketë mbaruar arsimin e lartë në në nivelit “Master Shkencor” në profilin Ekonomi Informatike, Informatikë, Teknologji e Informacionit, Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike (ose të barazvlefshme). Edhe diploma Bachelor duhet të jetë në këto fusha.

–          Të ketë njohuri të një gjuhe të BE.

–          Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

  • Të ketë eksperiencë profesionale jo më pak se 3 (tre) vjet.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 16.09.2020, pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, (Sektori i Burimeve Njerëzore dhe Trajnimeve, për Administratën), ),  në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Poli i Drejtësisë, Rr. “Ana Komnena”, Tiranë, me postë ose në adresën e email burimenjerezore@klgj.al kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

 

–          Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron.

–          Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/duhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta

–          Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS).

–          Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

–          Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni),

–          Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka).

–          Dëshmi të gjuhë së huaj, (nëse ka).

–          Vërtetim të gjendjes shëndetsore.

–          Vetëdeklarim për vërtetimim e gjëndjes gjyqësore sipas linkut

https://www.google.com/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&ved=2ahUKEwjkgPfJsN_kAhVGzqYKHZK5DSUQFjAAegQIARAC&url=http%3A%2F%2Fwww.dpbsh.gov.al%2Fskedaret%2F1530789798-1445935373-FORMULAR%2520VETEDEKLARIMI.docx&usg=AOvVaw0_aZgs8pyzv0_vDOmbrbHc

–          Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria.

–          Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet.

–          Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport.

–          Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve sjell skualifikim të kandidatit.

II.4. Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civil (kategori paraardhëse) dhe nga jashtë shërbimit civil me të paktën 3 (tre) vjet përvojë punë në profesion, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurrim, për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 25.09.2020, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpalljen.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 25.09.2020, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

– Për verifikimin paraprak dhe datën e daljes së rezultateve.

– Për datën, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës së  strukturuar me gojë.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurrues.

II.4.c. Fusha e njohurive,

-Kandidatët do të vlerësohen në testimin me shkrim, në lidhje me;

  1. Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  2. Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  3. Ligji nr.9880, datë 25.02.2008“Për Nënshkrimin Elektronik”,
  4. Ligji nr.10325, datë 23.09.2010,“Për bazën e të dhënave shtetërore”,
  5. Ligji nr.9887, datë 10.03.2008, i ndryshuar me ligjin Nr.48/2012“Për mbledhjen e të Dhënave Personale”
  6. Ligji nr.9918, datë 19.05.2008 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”,
  7. Ligji nr.152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar
  8. Ligji nr.9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”

-Kandidatët do të vlerësohen gjatë intervistës së strukturuar me gojë, në lidhje me; njohuritë, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

– Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë,

– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë,

– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil,do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 25.09.2020, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi.

 

Tiranë, më 02.09.2020

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralele në kategorinë e ulët drejtuese

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 13, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a).

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurrimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë.

 

Tiranë, më 14.09.2020

 

 

Njoftim mbi verifikimin paraprak për procedurën e ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë nivel i ulët drejtues.

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, si dhe të pikës 22, të Kreut II, të Vendimit nr. 242, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Njësia Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurrim, njofton se për pozicionin:

  • Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues)

 

Kandidati i kualifikuar, për të vazhduar fazën e dytë të konkurrimit, është:

 

  1. Ervin Misso,

 

Testimi me shkrim do të zhvillohet në datën 06.10.2020, ora 10:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet më datë 06.10.2020, ora 13:00, në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

 

 

Tiranë, më 25.09.2020

 

 

Njoftim mbi shpalljen e fituesit në procedurën e lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil në kategorinë e ulët drejtuese

 

Në zbatim të nenit 26 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar; Kreut III pika 36, 39 të VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, i ndryshuar; Urdhrit nr. 97, datë 06.05.2020 “Mbi hapjen e procedurës së pranimit në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese, për kandidatë nga jashtë shërbimit civil” dhe në përfundim të konkurrimit për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë niveli i ulët drejtues (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë) ju njoftojmë se për:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve, Drejtoria IT dhe Menaxhimit të Çështjeve, Departamenti i Administrimit të Gjykatave dhe Teknologjisë së Informacionit (Kategoria III-a, Niveli i Ulët Drejtues), pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

Kandidati fitues për pozicionin Shef i Sektorit të Suportit të Menaxhimit të Çështjeve është:

 

  1. Ervin Misso 73.60 pikë

 

 

Tiranë, më 12.10.2020

Back to top