Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive.

Në zbatim të ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, neni 22 dhe neni 25, si dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, Kreu II, III, IV dhe VII, Këshilli i Lartë Gjyqësor, njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil, për kategorinë ekzekutive (të dy procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

  • 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 Kërkesa të përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, është si më poshtë:

  • Jep mendim juridik për të gjitha materialet, shkresat që administrata përpilon gjatë punës së tij, orienton të gjitha aktet administrative, urdhëra, udhëzime, që nxjerr Kryetari dhe komisionet e përhershme/përkohshme dhe eprori i tij, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;
  • Përgatitja e materialeve, relacioneve, projekt-vendimeve, statistikave të ndryshme të cilat do të shqyrtohen në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor;
  • Përgatitja e materialeve apo shkresave të ardhura në institucion apo ato të cilat do t’ju drejtohen të tretëve sipas porosive të eprorëve të tyre;
  • Përgatitja e shkresave kthim-përgjigje, për të gjitha ankesat sipas porosisë të eprorëve;
  • Jep kontribut në hartimin dhe draftimin e vendimeve të KLGJ-së;
  • Jep kontribut në përditësimin e legjislacionit;
  • Merr masa për ruajtjen, rifreskimin e të gjithë akteve të nevojshme për qendrën e dokumentacionit që krijohet pranë Këshillit;
  • Ndjek nga afër përcjelljen e të gjithë praktikës shkresore të ngarkuar nga eprori deri në protokoll/arkivë.

I. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

 (Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, nga të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil).

 I.1. Kushtet minimale për plotësimin e vendit të lirë me procedurën e lëvizjes paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori ose të barasvlefshme (kategoria ekzekutive, dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, “mirë” apo “shumë mirë”;
  • Të plotësojë kriteret e veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim.

 I.2. Kërkesat e veçanta për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë jo më pak se 1 (një) vit, eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 06.06.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria ekzekutive, me dokument nga institucioni);
  • Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

I.4. Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori me procedurat e lëvizjes paralele dhe do të  zhvillohet në dy faza;

I.4.1. -Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta në shpalljen për konkurim, për procedurën e lëvizjes paralele, do të kryhet brenda datës 08.06.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele dhe kërkesat e veçanta në shpalljen për konkurim.

(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 I.4.2. –Intervista e strukturuar me gojë, me kandidatët fitues të fazës së parë, do të zhvillohet më datë 17.06.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.3. -Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë;

  • Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligji 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligji nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

 I.4.4. -Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet sipas kërkesave të VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, Kreu VII, pika 18 dhe 19 dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe për pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it, ku në fillim do të vlerësohet për dokumentacionin e dorëzuar, më pas do të vlerësohet intervista e strukturuar me gojë.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

I.6. –Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së e-mail të kandidatit.

 

 II. KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL.

(Vetëm në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atëhere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 30.06.2022).

 II.1. Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  • Të jetë shtetas shqiptar.
  • Të ketë zotësi për të vepruar.
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhë të folur.
  • Të jetë në kushtet shëndetësore që lejojnë kryerjen e detyrës përkatëse.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.
  • Të mos jetë marrë masë displinore e largimit nga shërbimi civil dhe që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013, “Për shërbimin civil”, i ndryshuar.

 II.2. Kërkesat e veçanta, për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkenca Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë jo më pak se 1 (një) vit, eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brënda datës 15.06.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumentave të listuara më sipër, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi është i hapur për kandidatët nga jashtë shërbimit civil me të paktën 1 (një) vit eksperiencë pune në profesion, që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

II.4.1. -Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve të përgjithshme dhe kërkesave të veçanta, në shpalljen për konkurim, për procedurën e pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 30.06.2022, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet e përgjithshme dhe kërkesat e veçanta, përcaktuar në shpallje.

II.4.2. -Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale edhe kërkesat e posaçme në shpalljen, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar i Punësimit, duke filluar nga data 30.06.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurrimi:

  • Për verifikimin paraprak.
  • Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.
  • Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.
  • Për datën e daljes së rezultateve.

 II.4.3. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë janë:

II.4.3.a. -Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

  • Ligji nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”;
  • Ligji nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”;
  • Ligji nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”;
  • Ligji nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligji 44/2015 Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligji nr. 8588, datë 15.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligji nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.

II.4.3.b. -Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.4. -Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

  • Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 60 pikë,
  • Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në njohuritë, aftësitë, kompetencat për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 25 pikë,
  • Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 15 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryhet sipas VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurrimit dhe mënyra e komunikimit;

II.5.1. Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

II.5.2, -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

II.5.3, -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurrimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 30.06.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Tiranë, më datë 24.05.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 9, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

 -Kandidatët e kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, janë:

– Jonida Rama,

– Sara Sulaj,

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 17.06.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më datë 08.06.2022

 

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak dhe vazhdimit të konkurimit sipas procedurës së lëvizjes paralele, për kategorinë ekzekutive, pas afatit të ankimimit.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.3.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 10 dhe pika 11, si dhe në përfundim të afatit të ankimimit pas verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve minimale dhe kërkesave të veçanta për lëvizjen paralele, të përcaktuara në shpalljen për konkurim, për 1 (një) vend, në pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se:

– Në përfundim të procedurës së ankimimit, kandidati i kualifikuar për të vazhduar konkurimin sipas procedurës së lëvizjes paralele, është:

  1. Erilda Hoxha,

Intervista e strukturuar me gojë, do të zhvillohet më datë 17.06.2022, ora 11.00, pranë ambienteve të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 

Tiranë, më datë 15.06.2022

 

Njoftim mbi rezultatet e konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralale në kategorinë e ekzekutive.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 25 dhe VKM nr. 243, datë 18.03.2015 “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, i ndryshuar, kreu VII, pika 21, në përfundim të konkurrimit sipas procedurës së lëvizjes paralele për pozicionin Specialist, Sektori Oponencës Juridike dhe Përafrimit të Legjislacionit (kategoria ekzekutive, III-b), në Drejtorinë e Shërbimeve Juridike, në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, ju njoftojmë se;

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet pa kandidatë të përzgjedhur fitues dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil.

 

Tiranë, më datë 24.06.2022

Back to top