Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

N j o f t i m për shpallje konkurimi për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil”, i ndryshuar neni 26, VKM nr. 242, datë 18.03.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II dhe kreu III, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton shpalljen e konkurimit për vend të lirë pune në shërbimin civil, nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele, të ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil, për kategorinë e mesëm drejtuese (të tre procedurat zhvillohen në të njëjtën kohë), si më poshtë:

– 1 (një) vend, në pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

–  Përshkrimi i përgjithshëm i punës, për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, është si më poshtë:

  • Drejton të gjithë veprimtarinë e drejtorisë, në realizimin e të gjithë detyrave të paracaktuara në objektivat e kësaj drejtorie ashtu dhe të gjithë udhrat apo udhëzimet e Drejtorit të Departamentit;
  • Kujdeset për zbardhjen e vendimeve të Këshillit dhe bashkëpunon me Drejtorinë e IT dhe Menaxhimit të Çështjeve për çdo publikim që ka në lidhje me mbledhjet e Këshillit që të pasqyrohen në web dhe dërgimin e tyre në Qendrën e Publikimeve Zyrtare;
  • Merr masat e duhura për mbarëvajtjet me korrektësi të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor duke filluar me përgatitjen e materialeve që u dërgohen anëtarëve të Këshillit dhe deri në zbardhjen e vendimeve të marra në mbledhje;
  • Jep mendim juridik për të gjitha materialet, shkresat që administrata përpilon gjatë punës së saj, orienton në të gjitha aktet administrative, urdhra, udhëzime, që nxjerr Kryetari dhe komisionet e përhershme/përkohshme dhe eprori i tij, gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;
  • Raporton tek Drejtori i Departamentit për realizimin e detyrave funksionale dhe objektivave vjetore të drejtorit, problematikën e hasur dhe rekomandon alternativa për zgjidhjen e tyre;
  • Siguron koordinimin dhe bashkëpunimin e veprimtarisë së punës, si brenda Drejtorisë ashtu edhe me drejtoritë e tjera në Institucion dhe me homologët e saj jashtë institucionit;
  • Merr pjesë në të gjitha procedurat apo proceset, ku legjislacioni kërkon pjesëmarrjen e këtij pozicioni;
  • Brenda fushës që mbulon, ndjek detyra që nuk janë parashikuar dhe që i ngarkohen nga eprorët e drejtpërdrejtë sipas hierarkisë.
  • Përgatit të gjitha materialet me karakter juridik, që trajtohen apo janë trajtuar nga KLGJ dhe Komisionet e përhershme/përkohshme.
  • Mbështet Njësinë e Vlerësimit Profesional dhe etik të gjyqtarëve në hartimin e akteve gjatë procesit të projekt-raportimit dhe të analizimit të aftësive profesionale të gjyqtarëve që janë subjekte të rivlerësimit.
  • Siguron dhe ndjek përgatitjen e përfaqësimeve në gjykata ku KLGJ është palë në proces gjyqësor.
  • Ndjek dhe kontrollon, punën e të gjithë sektorëve në varësi si dhe harmonizon punën ndërmjet tyre për të rritur efektivitetin e të gjithë strukturës, duke bërë dhe vlerësimin me shkrim të rezultateve në punë.

 

-Kushtet e përgjithshme, kandidati duhet të plotësojë të gjitha kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, përcaktuar në nenin 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

  KONKURIMI, NËPËRMJET PROCEDURËS SË LËVIZJES PARALELE.

 (Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunës civil të së njëjtës kategori, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil).

 I.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës për lëvizjen paralele, janë si më poshtë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b (me dokument nga institucioni);
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit të rezultateve në punë, mirë apo shumë mirë;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

 

I.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, janë si më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

 

I.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 23.01.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, Adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e mesme drejtuese, me dokument nga institucioni);
  • Dokument që nuk ka masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Vlerësimin e fundit të rezultateve në punë;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit-gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

I.4. Konkurimi sipas procedurës së lëvizjes paralele, është i hapur për nëpunësit civil të të njëjtës kategori dhe realizohet në dy faza;

I.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele, do të kryhet brenda datës 25.01.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpalljen për konkurim për lëvizjen paralele dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

(Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e përgjegjëse e burimeve njerëzore, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail-it).

 

I.4.b. Intervista e strukturuar me gojë, për kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, do të zhvillohet me datë 02.02.2022, ora 12.00, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

I.4.c. Fusha e njohurive, aftësitë dhe cilësitë që do të vlerësohen në intervistë janë, mbi;

  • Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
  • Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

 

I.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje:

-me dokumentacionin e dorëzuar, për përvojën, trajnimet apo kualifikimet, vlerësimet individuale në punë, vlerësim i cili në total është 40 pikë.

-me njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencës për përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, gjatë intervistës së srukturuar me gojë, vlerësim i cili në total është 60 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

I.5. Data e daljes së rezultateve do të njoftohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar të Punësimit.

I.6. Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 

  1. KONKURIMI NËPËRMJET PROCEDURËS SË NGRITJES NË DETYRË DHE TË PRANIMIT NGA JASHTË SHËRBIMIT CIVIL.

 

(Në rast se pozicioni i lirë i shpallur, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, nuk është plotësuar, pra rezulton i lirë, atehere ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil. Këtë informacion do ta merrni në faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 10.02.2022).

  

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë proçedurë vetëm nëpunës civil të një kategorie paraardhëse, nga të gjithë institucionet pjesë e shërbimit civil, që plotësojnë kushtet minimale për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë, si dhe të gjithë kandidatët jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, sipas nenit 21, të ligjit nr. 152/2013 ”Për nëpunësin civil” i ndryshuar, kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme, për vendin e lirë të shpallur.

 

II.1. Kushtet minimale, që kandidati duhet të plotësojë për vendin e lirë, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, janë si  më poshtë:

  • sipas procedurës së ngritjes në detyrë;
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni), ose të barazvlefshme me to;
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi, (dokument nga institucioni);
  • Të ketë të paktën vlerësimin e fundit, mirë apo shumë mirë;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim.
  • sipas procedurës së pranimit nga jashtë shërbimit civil;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të mos kenë procese gjyqësore, civile, penale, administrative në proces, si dhe të mos jenë në ndjekje penale nga prokuroria;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të plotësojë kushtet dhe kërkesat e posaçme të përcaktuara në shpalljen për konkurim;

II.2. Kërkesat e posaçme për pozicionin Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, janë si  më poshtë:

  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor (ose të barazvlefshme), në Shkencat Juridike. Diploma e nivelit Bachelor, duhet të jetë e të njëjtës fushë;
  • Të ketë të paktën 5 (pesë) vite eksperiencë pune në profesion;
  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar kategoria e ulët drejtuese (me dokument nga institucioni, për kandidatët nga brenda shërbimit civil), ose në pozicione të barazvlefshme me to;
  • Të ketë njohuri të një gjuhe të BE;
  • Të ketë aftësi të mira profesionale, organizative, etikë të lartë, komunikimi dhe të punës në grup.

II.3. Kandidati duhet të paraqesë zyrtarisht, brenda datës 31.01.2022, me postë në adresën Këshilli i Lartë Gjyqësor, adresa; Rruga: “Ana Komnena”, godina Poli i Drejtësisë, Tiranë, ose elektronikisht në adresën e email: burimenjerezore@klgj.al, kopje të dokumenteve të mëposhtëm:

  • Kërkesë motivimi për aplikim në vendin e punës që konkurron;
  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
  • Fotokopje të diplomës dhe listës së notave (për diplomat jashtë vendit, të përcillet njehsimi nga MAS);
  • Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  • Dokument për kategorinë në shërbimin civil (kategoria e ulët drejtuese, me dokument nga institucioni, për kandidatët brenda shërbimit civil);
  • Dëshmi të njohurive të gjuhës së huaj (nëse ka);
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit;
  • Vetëdeklarim për vërtetimin e gjendjes gjyqësore, sipas linkut https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2018/10/formulari-i-vetdeklarimit_gjendja-gjyqesore.pdf
  • Vërtetim nga gjykata dhe prokuroria;
  • Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
  • Dokumentacion tjetër, mbi trajnimet, kualifikimet (nëse ka);
  • Fotokopje e kartës së identitetit/pasaport;
  • Kontaktet (numër telefoni dhe adresë email) dhe adresën e plotë të vendqëndrimit.

Mosparaqitja e plotë e dokumenteve të sipërcituara, sjell skualifikimin e kandidatit.

II.4. Konkurimi sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, realizohet në dy faza:

Konkurimi është i hapur për nëpunësit civil (kategoria e ulët drejtuese ose në pozicione të barazvlefshme me to) dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, që kanë të paktën 5 (pesë) vjet eksperiencë punë në profesion dhe që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për vendin e lirë.

II.4.a. Verifikimi paraprak, i përmbushjes së kushteve minimale dhe kërkesave të posaçme në shpalljen për konkurim, sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të kryhet brenda datës 10.02.2022, në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor, dhe brenda ditës do të shpallet lista e kandidatëve që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e veçanta në shpallje sipas procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, si dhe do administrohet lista e atyre që nuk i plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme.

II.4.b. Kandidatët që plotësojnë kushtet minimale dhe kërkesat e posaçme në shpallje, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe portalin e Shërbimi Kombëtar të Punësimit, duke filluar nga data 10.02.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi:

– Për verifikimin paraprak.

– Për datë, orën dhe vendin e zhvillimit të testimit me shkrim dhe intervistës.

– Për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve konkurues.

– Për datën e daljes së rezultateve.

 II.4.c. -Fusha e njohurive, ku do të vlerësohen njohuritë, aftësitë dhe cilësitë që janë:

 -Kandidatët në testimin me shkrim, do të vlerësohen në lidhje me njohuritë mbi;

  • Ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 96/2016 “ Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të RSH”, i ndryshuar;
  • Ligjin nr. 152/2013 “ Për nëpunësit civil”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij;
  • Ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “ Për rregullat etike në administratën publike”;
  • Ligjin nr. 9367, datë 07.4.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”;
  • Ligjin 7850, datë 29.07.1994 “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar;
  • Ligjin 44/2015, Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”.

 

-Kandidatët në intervistën e strukturuar me gojë do të vlerësohen, në lidhje me njohuritë mbi; bazën ligjore të sipërcituar, si dhe njohuritë, aftësitë, kompetencat mbi përshkrimin e pozicionit të punës, përvojën në punë, motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

II.4.d. Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet në lidhje me:

– Jetëshkrimin, që konsiston në arsimimin, përvojën në punë, trajnimet apo kualifikimet, të lidhura me fushën, deri 20 pikë.

–  Vlerësimin e testimit me shkrim, deri në 40 pikë.

– Vlerësimi i intervistës së strukturuar me gojë, që konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri 40 pikë.

Mënyra e vlerësimit do kryehet sipas VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 2, datë 27.3.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedurës së lëvizjes paralele dhe ngritjes në detyrë, për kategorinë e mesëm dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil, në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurimit të hapur” të DAP-it.

II.5. Data e daljes së rezultateve të konkurimit  dhe mënyra e komunikimit;

II.5.a -Data e daljes së rezultateve, të gjithë kandidatët pjesëmarrës do të njihen me to duke vizituar faqen zyrtare të internetit, të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga data 10.02.2022.

II.5.b -Njoftimi dhe komunikimi me kandidatët do të jetë nëpërmjet telefonit dhe adresës së email të kandidatit.

 II.5.c -Të gjithë kandidatët që aplikojnë për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe pranimit nga jashtë shërbimit civil, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke filluar nga data 10.02.2022, për fazat e mëtejshme që i përkasin kësaj procedure konkurimi.

 

Njoftim mbi rezultatet e verifikimit paraprak për lëvizje paralale në kategorinë e mesme drejtuese.

Bazuar në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, neni 26 dhe VKM nr. 242, datë 18.3.2015 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese” i ndryshuar, kreu II, në përfundim të verifikimit paraprak të kandidatëve, për përmbushjen e kushteve të lëvizjes paralele dhe kërkesave të veçanta të përcaktuara në shpalljen për konkurim, ju njoftojmë se për pozicionin:

Drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Juridike, (Kategoria e Mesme Drejtuese, II-b), në Departamentin e Shërbimeve Juridike dhe Marrëdhënieve me Jashtë, pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Procedura e lëvizjes paralele mbyllet për mungesë aplikimi dhe vendi vakant është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë dhe të pranimit nga jashtë shërbimit civil.

 

Tiranë, më 25.01.2022

Back to top