Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Reforma në sistemin e drejtësisë u projektua duke mbajtur parasysh deformimet që kishte pësuar sistemi dhe duke synuar të adresojë në mënyrë sistematike praktika kompromentuese si pandëshkueshmëria, mungesa e transparencës, ndikimi politik dhe korrupsioni. Në të njëjtën kohë reforma synoi të ofrojë një infrastrukturë të re institucionale e cila së bashku me mekanizmat monitorues do të garantojë rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në gjykata.

Ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 u pasuan me miratimin e një pakete ligjore, e cila solli ndryshime thelbësore në organizimin dhe funksionimin e aktorëve të sistemit të drejtësisë, si rezultat i të cilave u krijua një strukturë e re kushtetuese – Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi në datën 12 gusht 2016. Menjëherë pas miratimit të këtij ligji themelor, u vijua me miratimin e një pakete të tërë ligjesh mjaft të rëndësishme në stadin e parë të zbatimit të ndryshimeve kushtetuese dhe të implementimit të Reformës në Drejtësi.

Konkretisht, në këtë faqe interneti, do mund të njiheni dhe konsultoni disa nga ligjet më të spikatura të kësaj reforme, si mëposhtë vijon:

  • Ligji nr.76/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
  • Ligji nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
  • Ligji nr.95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.
  • Ligji nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve”.
  • Ligji nr.98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”
  • Ligji nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Back to top