Skip to content Skip to main navigation Skip to footer

Detyrat

U ngrit në shkurt 2019. Komisioni shqyrton të gjitha ankimet kundër vendimit të ish Kryeinspektorit të KLD-së, për arkivimin e ankesës, për arkivimin e ankesës pas verifikimit shtesë të saj, dhe për mbylljen e hetimit ndaj veprimtarisë gjyqësore të magjistratit ose pushimin e tij. Shqyrtimi i ankimeve nga Komisioni i Përkohshëm bëhet sipas radhës duke marrë parasysh datën e regjistrimit. Kohëzgjatja e tij është deri në përfundimin e shqyrtimit të plotë të të gjitha praktikave lidhur me ankimet kundër vendimeve të Kryeinspektorit të ish-KLD-së. Vendimet e Komisionit janë përfundimtare.

Anëtar: Alban Toro

Anëtare: Fatmira Luli

Anëtar: Dritan Hallunaj

Anëtar zëvendësues: Erjon Muharremaj

Anëtar zëvendësues: Medi Bici

Back to top