Vendim Nr.93 datë 17.06.2019

PËR

FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË PËR TRANSFERIM TË PËRKOHSHËM NË

GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 46 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin nr. 23, datë 07.02.2019 të KLGJ-së “Mbi miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, i ndryshuar, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,

V E N D O S I:

  1. Të shpallë një pozicion të lirë në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për transferim të përkohshëm deri në një vit.
  2. Thirrja për transferim t’i drejtohet gjyqtarëve të gjykatave të shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm që plotësojnë kriteret për transferim të përkohshëm, të cilët të ftohen për të dhënë pëlqimin për transferim të përkohshëm.
  3. Afati për dhënien e pëlqimit për transferim të përkohshëm të jetë 2 (dy) javë, duke filluar nga dita e publikimit të thirrjes në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
  4. Ngarkohet Komisioni për Zhvillimin e Karrierës për ndjekjen e hapave të mëtejshëm të procedurës së transferimit të përkohshëm.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR