Vendim Nr.90 datë 17.06.2019

PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.60, DATË 24.04.2019, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR “PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË TË PËRKOHSHËM PËR TRANSFERIM NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË SHKODËR”

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në nenin 97, pika 3, të Ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 116 te Kodit te Procedurave Administrative, në konsideratë të shtesave dhe ndryshimeve të bëra në Vendimin nr. 23, datë 07.02.2019 të KLGJ-së “Mbi miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, nëpërmjet Vendimit nr. 86, datë 11.06.2019, “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin nr.23, datë 07.02.2019, të Këshilli të Lartë Gjyqësor, “Për miratimin e rregullores për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit”, me propozim të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës,

V E N D O S I:

  1. Të shfuqizojë Vendimin nr.60, datë 24.04.2019, “Për fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e një pozicioni të lirë të përkohshëm për transferim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër”, si dhe të procedurave të ndjekura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës në zbatim të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR