Vendim Nr.73 datë 20.05.2019

 

PËR PËRJASHTIMIN E GJYQTARËVE ARBEN MULLAJ DHE YRFET SHKRELI NGA LISTA E GJYQTARËVE QË CAKTOHEN PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTROJNË FUNKSIONET NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në paragrafin VIII, pika 6 të rregullave dhe procedurave për caktimin e gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme, miratuar me vendimin nr.30, datë 14.02.2019, duke patur në konsideratë situatën shëndetësore të gjyqtarit Arben Mullaj, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe situatën shëndetësore e familjare të gjyqtares Yrfet Shkreli, pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet,

VENDOSI:

  1. Përjashtimin e gjyqtarit Arben Mullaj, i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, për një afat 6 (gjashtë) mujor.
  2. Përjashtimin e gjyqtares Yrfet Shkreli, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, për një afat 6 (gjashtë) mujor.
  3. Ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

 PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR