Vendim Nr.265 datë 21.11.2019

PËR PËRJASHTIMIN E GJYQTARES YRFET SHKRELI NGA LISTA E GJYQTARËVE QË CAKTOHEN PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATA TË TJERA, TË NDRYSHME NGA AJO KU USHTRON FUNKSIONIN NË MËNYRË TË PËRHERSHME

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në paragrafin VIII, pika 6, të Vendimit nr.30, datë 14.02.2019, “Për rregullat dhe procedurën e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë, në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme”, pasi shqyrtoi kërkesën dhe materialet bashkëlidhur asaj në lidhje me situatën shëndetësore e familjare të gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, {...},

VENDOSI:

  1. Përjashtimin e gjyqtares{...}, e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, nga lista e gjyqtarëve që caktohen për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta, për një afat 6 (gjashtë) mujor.
  2. Ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR