Vendim Nr.250 datë 04.11.2019

PËR VERIFIKIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE LIGJORE TË KANDIDIMIT PËR NË FORMIMIN FILLESTAR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS, PËR MAGJISTRAT, PROFILI GJYQTAR, TË KANDIDATIT Z. {…}

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 32, pika 5, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në Vendimin e tij nr.75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, pasi shqyrtoi relacionin e përgatitur nga relatori i çështjes, z.Ilir Toska,

VENDOSI:

  1. Kualifikimin e kandidatit z. {…} , për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, në vitin akademik 2019 - 2020.
  2. Një kopje e arsyetuar e vendimit i njoftohet kandidatit z. {…} sipas kërkesave të nenit 98 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.

Ky vendim hyn në fuqi në datën e publikimit në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR