Vendim Nr.249 datë 04.11.2019

PËR MIRATIMIN E PROCESVERBALEVE TË MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 69, pika 1 të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të datave 11.10.2019, 17.10.2019 (ora 10:20), 17.10.2019 (ora 14:00) dhe 22.10.2019,

V E N D O S I:

  1. Miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 11.10.2019, 17.10.2019 (ora 10:20), 17.10.2019 (ora 14:00) dhe 22.10.2019.
  2. Ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi dhe publikimin e këtyre procesverbaleve Kryetarja e Këshillit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR