Vendim Nr.248 datë 04.11.2019

PËR MBARIMIN E STATUSIT TË MAGJISTRATIT PËR GJYQTARIN E GJYKATËS SË APELIT TIRANË, Z. {...}

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 61 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar dhe në nenin 64 dhe 65 të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, pas shqyrtimit të kërkesës për heqjen dorë nga statusi i magjistratit të gjyqtarit {...},me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës,

V E N D O S I:

  1. Deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për z. {...}, gjyqtar i Gjykatës së Apelit Tiranë, për shkak të dorëheqjes së tij nga ky status.
  2. Efektet e këtij vendimi fillojnë më datë 31.10.2019.
  3. Një kopje e këtij vendimi i njoftohet gjyqtarit z. {...} sipas kërkesave të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 98, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim, brenda 15 ditëve nga data e njoftimit, në Gjykatën Administrative të Apelit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR