Vendim Nr.20 datë 9.01.2020

PËR KUALIFIKIMIN E KANDIDATES {...}, PËR NË FORMIMIN FILLESTAR NË SHKOLLËN E MAGJISTRATURËS, PËR MAGJISTRAT, PROFILI GJYQTAR

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor, mbështetur në nenin 32, pika 5, të Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në nenin 61, pika 1, në nenin 86, shkronja “ë” dhe në nenin 97, pika 1, shkronja “a”, të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, si dhe Kreun VI, Seksioni Ç, pika 12, shkronja “a”, tëVendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr.75, datë 23.05.2019 “Për procedurën e verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin e kandidatëve për gjyqtarë, për zhvillimin e karrierës së gjyqtarëve dhe për emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”, pasi shqyrtoi materialet e çështjes dhe relacionin e përgatitur nga relatori z. Ilir Toska,

 

VENDOSI:

 

1.      Kualifikimin e kandidates {...} për në formimin fillestar në Shkollën e Magjistraturës, për magjistrat, profili gjyqtar, në vitin akademik 2019-2020.

 

2.       Një kopje e arsyetuar e vendimit i njoftohet kandidates {...} sipas kërkesave të nenit 98 të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe bëhet publik në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, pasi të redaktohet për sigurimin e anonimatit të subjekteve.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor

 

 

 

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR