Vendim Nr.181 datë 1.10.2019

PËRCAKTIM GJYQËTARI PËR GJYKIMIN E ÇËSHTJEVE GJYQËSORE TË VEÇANTA NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR {...}

Këshilli i Lartë Gjyqësor bazuar në nenet 4/3, 147/1, 147/a, pika 1 germa “a” të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, në nenet 2 e 89 të ligjit nr.115/2019 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në vendimin nr.30, datë 14.02.2019 të Këshillit të Lartë të Gjyqësor që miratoi projektvendimin “Për rregullat dhe procedurat e caktimit të gjyqtarit për gjykimin e një çështjeje gjyqësore të veçantë në një gjykatë tjetër, të ndryshme nga ajo ku ushtron funksionin në mënyrë të përhershme” i ndryshuar, në rastet kur skema e delegimit dhe transferimi i përkohshëm janë të pamjaftueshme për t’iu përgjigjur nevojave aktuale të gjykatave, pasi shqyrtoi relacionin dhe propozimin e Komisionit për Zhvillimin e Karrierës si dhe organizoi shortin, në përfundim të tij,                                                                                                                                              

V E N D O S I :

  1. Të caktojë gjyqtarin për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykatat në nevojë si vijon:

GJYKATA E RRETHIT GJYQËSOR {...}

1. Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {...}, {...}, caktohet në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar për llogari të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {...}, çështjen penale në ngarkim të të pandehurve: {...}, {...}, {...}, {...},{...}; të akuzuar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga nenet 283/2, 280, 291 dhe 300/1 të Kodit Penal, dhe si rrjedhojë brenda këtij procesi penal edhe kërkesën me kërkues: {...}; me objekt: “Konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit të vendosur ndaj të arrestuarit {...} me vendimin nr.108, datë 29.03.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {...}, pasi ka kaluar afati 9 mujor nga dita e dorëzimit të akteve në gjykatë (me datë 07.11.2018) pa u dhënë vendimi i dënimit në shkallë të parë. Shuarjen e masës së sigurimit “Arrest në burg”, ndaj të pandehurit {...}. Urdhërimin e lirimit të menjëhershëm të pandehurit {...} nga dhomat e paraburgimit”, si dhe çdo kërkesë tjetër procedurale në këtë proces gjyqësor.                          II.Një kopje e vendimit t’i njoftohet kryetarit të gjykatës në nevojë dhe gjyqtarëve përkatës të caktuar për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në një gjykatë tjetër.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me publikimin e tij në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR

KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR