Vendim Nr.157 datë 30.07.2019

PËR MIRATIMIN E PROCESVERBALEVE TË MBLEDHJEVE TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR

Këshilli i Lartë Gjyqësor, bazuar në nenin 69, pika 1 të ligjit nr.115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, si dhe në procesverbalet e mbledhjeve të Këshillit të datave 17.06.2019, 21.06.2019, 05.07.2019, 09.07.2019 dhe 15.07.2019,

V E N D O S I:

  1. Miratimin e procesverbaleve të mbledhjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor të datave 17.06.2019, 21.06.2019, 05.07.2019, 09.07.2019 dhe 15.07.2019.
  2. Ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi dhe publikimin e këtyre procesverbaleve Kryetarja e Këshillit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR