Vendim Nr.155 datë 30.07.2019

PËR MIRATIMIN E PROJEKTBUXHETIT AFATMESËM 2020 - 2022 TË PUSHTETIT GJYQËSOR (FAZA E DYTË)

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në nenin 147/a të Kushtetutës së Republikës, në nenet 95 dhe 96 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, mbështetur në ligjin nr. 8379, datë 29.07.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, në ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, në Udhëzimin nr. 7, datë 28.02.2018 “Për procedurat standarte të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm” dhe në Udhëzimin nr. 8, datë 28.02.2019 “Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2020 – 2022”,

V E N D O S I:

  1. Miratimin e projektbuxhetit afatmesëm 2020 – 2022 të pushtetit gjyqësor (faza e dytë) sipas tekstit dhe pasqyrave bashkëlidhur.
  2. Ngarkohet për zbatimin e këtij vendimi Departamenti i Programimit dhe Administrimit të Buxhetit

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë me botimin në faqen zyrtare të internetit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

PËR KËSHILLIN E LARTË GJYQËSOR