Programi i Transparencës

Informacion për Publikun

Error: No articles to display

Njoftim per thirrje publike per kandidim te gjyqtareve ne skemen e delegimit

Këshilli i Lartë Gjyqësor mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në ligjin nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në nenin 45 të ligjit nr.96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, ne nenet 6 e vijues të “Rregullores për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit” të miratuar me vendimit e tij nr.22, datë 07.02.2019, drejton këtë thirrje publike për kandidim të gjyqtarëve në skemën e delegimit:

  1. Gjyqtarët mund të shprehin interesin për t’u komanduar në skemën e delegimit duke kandiduar në çdo kohë.
  1. Gjyqtari që kandidon paraqet dokumentacionin pranë Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshill, me anë të postës, postës elektronike ose dorazi. Dokumentacioni regjistrohet dhe administrohet nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.

Sa më sipër, për më tepër informacion, konsultohuni me ligjet e sipërcituara si dhe me “Rregulloren për kriteret dhe procedurën e funksionimit të skemës së delegimit të gjyqtarit” të miratuar me vendimin nr.22, datë 07.02.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që gjendet në faqen zyrtare të Këshillit.

KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR

 

 

 

Njoftime të fundit
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

NJOFTIM PËR MEDIA- 17.06.2019

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 17.06.2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, zhvilloi mbledhjen e radhës në të cilën diskutoi dhe miratoi disa vendime me rëndësi. Në përputhje me ndryshimet në rregulloren për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve, miratuar mbledhjen e fundit, Këshilli vendosi fillimin e procedurës së transferimit të përkohshëm dhe shpalljen e disa pozicioneve të lirë për transferim të përkohshëm në Gjykatat e Rrethit Gjyqësor Kukës, Kavajë dhe Kurbin. Transferimi i përkohshëm erdhi si domosdoshmëri, pasi Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, Kurbin, Kukës dhe Kavajë, kanë mbetur me 2 gjyqtarë, duke sjellë vështirësi në...

NJOFTIM PËR MEDIA- 11.06.2019

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në mbledhjen e datës 11.06.2019, shqyrtoi dhe miratoi disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren për kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarit. Ndryshimet në rregulloren e miratuar nga KLGJ me vendimin nr.23, datë 07.02.2019,përmirësojnë kriteret dhe procedurën e transferimit të përkohshëm të gjyqtarëve kur një gjykatë është në nevojë dhe në skemën e delegimit nuk ka gjyqtar të disponueshëm.

NJOFTIM PËR MEDIA- 07.06.2019

Asambleja e Përgjithshme e Rrjetit Evropian të Këshillave Gjyqësor (ENCJ), po zhvillon punimet në Bratislava të Sllovakisë në datat 6 dhe 7 qershor 2019. Hapja e Asamblesë u përshëndet nga Presidenti i Rrjetit z. Kees Sterk, Kryetarja e Këshillit Gjyqësor të Sllovakisë znj. Lenka Prazenkova si dhe nga Ministri i Drejtësisë z. Gabor Gal etj,. Gjate punimeve të Asamblesë u votua unanimisht dhënia e Statusit të Vëzhguesit, Këshillit të Lartë Gjyqësor të Shqipërisë. Presidenti i rrjetit z. Kees Sterk i dorëzoi KLGJ-së dokumentin drejtues të organizatës “Statutin, Rregullat dhe Rregulloret e ENCJ” duke i kërkuar Këshillit që të mbrojë vlerat e...

NJOFTIM PËR MEDIA- 07.06.2019

NJOFTIM PËR MEDIA- 07.06.2019

Shkolla e Magjistraturës në bashkëpunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, dhe me mbështetjen e vyer të Projektit “Drejtësi për të Gjithë” të USAID, po zhvillojnë programin trajnues për kancelarët në detyrë. Ky program përmban 9 (nëntë) module dhe do të shtrihet në periudhën kohore 6 qershor – 26 korrik 2019. Sesioni i parë trajtues u organizua në datat 6-7 Qershor 2019 me pjesëmarrjen e Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, Znj. Naureda Llagami, e cila ndër të tjera ofroi ekspertizë në lidhje me miradministrimin e Gjykatës. Trajnimi është konceptuar në formën e një aktiviteti gjithëpërfshirës, ku kancelarëve u ofrohen njohuri teorike dhe praktike mbi...

Vendime të fundit
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4

Vendim Nr.93 datë 17.06.2019

PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË PËR TRANSFERIM TË PËRKOHSHËM NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN

Vendim Nr.92 datë 17.06.2019

PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.61, DATË 24.04.2019, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR “PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË TË PËRKOHSHËM PËR TRANSFERIM NË GJYKATËN E RRETHIT GJYQËSOR KURBIN”

Vendim Nr.91 datë 17.06.2019

PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË PËR TRANSFERIM TË PËRKOHSHËM NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË SHKODËR

Vendim Nr.90 datë 17.06.2019

PËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.60, DATË 24.04.2019, TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR “PËR FILLIMIN E PROCEDURËS SË TRANSFERIMIT TË PËRKOHSHËM DHE SHPALLJEN E NJË POZICIONI TË LIRË TË PËRKOHSHËM PËR TRANSFERIM NË GJYKATËN ADMINISTRATIVE TË SHKALLËS SË PARË SHKODËR”

Vënde Vakante
Procesi i Vetdeklarimit
Vendime te KLD lidhur me mesimdhenien
  • 1
  • 2

Viti 2013

VENDIMET E KLD TË VITIT 2013 PËR LEJE MËSIMDHËNIE TË GJYQTARËVE

Viti 2014

VENDIMET E KLD TË VITIT 2014 PËR LEJE MËSIMDHËNIE TË GJYQTARËVE